I braktisur nga Diego Simeone, Milani ndez “radarët”. Mund të jetë okazioni që priste Maldini

Paolo Maldini dhe Frederic Massara, pak ditë më parë, thanë se ishin të gatshëm të shfrytëzonin çdo mundësi që tregu mund t’u ofronte atyre në janar.

Kjo nisur edhe nga një tjetër “dritare transferimesh” që do të jetë e kujdesshme dhe pa prekur shumë llogarinë në këtë periudhë Covid-19.

Nuk është sekret që përparësia te Milani është mbrojtësi qendror. Stefano Pioli ka nevojë absolutisht për një lojtar që mund të mbështesë Kjaer, Romagnoli dhe Gabbia (aktualisht I dëmtuar) por përforcimet e tjera në sektorë të tjerë të fushës nuk përjashtohen.

Trajneri, muajt e fundit, kishte kërkuar vendosmërisht blerjen e një mesfushori qendre. Dëmtimi I Bennacer, I cili do të kthehet vetëm në 2021 dhe fakti që Franck Kessie me një karton do të mungonte ndeshjen tjetër pasi do të plotësonte numrin, ngre një problem të pazgjidhur.

Nuk ka gjasa që paratë do të shpenzohen për një mesfushor por – siç është thënë – por mundësitë që tregu mund të ofrojë janë të shumta dhe njëri prej tyre mund të jetë Lucas Torreira.

Uruguaiani, I ndjekur shpesh nga Milani në muajt e fundit, është transferuar te Atletico Madrid por aventura në Spanjë deri tani ka qenë jo ashtu si pritej, aq sa kthimi I tij te Arsenal, vetëm përkohësisht, nuk mund të përjashtohet.

Ish-futbollisti I Sampdoria, I cili e njeh mirë kampionatin italian, me siguri do të ishte një përforcim ideal për kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu