Hysaj-Milan, e vërteta!

Ditën e sotme, Sportitalia dhe Alfredo Pedulla, publikuan lajmin se Elseid Hysaj kishte përfunduar në orbitën e Milanit duke qenë se në qershor do të lirohet falas nga Napoli pasi nuk ka rinovuar kontratën e tij.

Hysaj, që më së shumti ka luajtur mbrojtës i djathtë krahu, mbulon edhe korsinë e majtë dhe me Milanin sigurisht që ishte ndër më të mirët në fushë…

Duke u nisur nga hipoteza e kthimit të Diogo Dalot në Angli te Manchester United (Milani nuk do ta blinte as për 20 mln euro, edhe pse “Djajtë” kërkojnë 25) Hysaj shihet si mundësi merkato…

Por, ka diçka më shumë në këtë histori: në fakt, agjenti i tij, Giufreddi, ka përhapur zërat për interesin kuqezi pasi objektivat e klubit janë të tjerë për momentin dhe Hysaj do të ishte vetëm si një plan rezervë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu