Hysaj-Milan? Agjenti i shkodranit “driblon”

Elseid Hysaj dhe Napoli do të ndahen në fund të sezonit! Kjo është tashmë diccka e sigurt, por e pasigurt mbetet e ardhmja e mbrojtësit dhe kapitenit të Shqipërisë.

Menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi, ka folur sërish, duke u ndalur te zërat e fundit të merkatos, që sipas ekspertit Pedulla, flasin për Milanin e avantazhuar për të siguruar shërbimet e Hysajt.

Giuffredi, në emisionin “Sport Show” në radio “Punto Novo”, ka folur dhe nuk është se ka zbuluar diccka. Sigurisht, e pritshme nga një menaxher, i cili do të kërkojë opsionin më të mirë në çdo aspekt për Hysajn.

“Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është akoma e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo me çdo kusht në Milano. Fati i tij nuk është shkruar ende.

A është i vërtetë interesi i Milanit? Nuk bëj dot asnjë koment…”, ka thënë Giuffredi mes të tjerash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu