“Hysaj-Milan, afron akordi! Shifra dhe detaje. Prapaskena Dalot”

Eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, sot ka publikuar lajmin se Elseid Hysaj dhe Milani janë shumë pranë një akordi.

“Elseid Hysaj mbetet një emër i lakuar te drejtuesit e Milanit. Konfirmojmë atë që ju kemi thënë tashmë dhe shtojmë disa detaje të tjera.

Kërkesa e mbrojtësit dhe kapitenit të Shqipërisë, kontrata e të cilit skadon me Napolin në qershor, është 3 mln euro në sezon.

Por, palët mund ta mbyllin për 2.5 mln euro dhe bonuse të tjera.

Meqenëse po flasim për një profil jo plotësisht të ri por të kolauduar, 27 vjeç ende për t’u mbushur, Milani preferoi të shkonte në një parametër zero të besueshëm.

Kjo sepse në bisedimet e fundit me drejtuesit e Manchester United, u kuptua se dëshira e Djajve të Kuq është të arkëtojnë 20 mln euro për Dalot.

Koha parashikon vullnetin për të mbyllur goditjen me sigurinë e pjesëmarrjes në Champions League, por nuk përjashtohen kohë më të shkurtra në këtë operacion”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu