“Humba tim vëlla me atë sëmundje!” Ibra preket gjatë diskutimit te libri i Mihajlovic

Gjatë prezantimit të librit autobiografik të Sinisa Mihajlovic fjalën e mori edhe Ibrahimovic, i pranishëm. Libri flet për sëmundjen që kaloi ish-futbollisti, sot trajner te Bologna.

Një sëmundje që dikur kaloi edhe i vëllai Sapko, por pa sukses, duke qenë se ndërroi jetë vetëm 41 vjeç.

“Kur dëgjova për rastin e Sinisa, nuk e dija se kur ishte koha e duhur për t’i telefonuar! Doja t’i jepja gjithë forcën time për të qenë pozitiv por nuk arrita dot! Unë kisha një vëlla me të njëjtin problem. Ishte Sinisa ai që më dha forcë, në vend të anasjelltas.

Disa javë më vonë, isha më i përgatitur për t’i dhënë forcën e duhur. Do të kisha bërë gjithçka për të në atë moment. Bologna bëri gjithçka që të më afronte, por pikëpyetje ime ishte që nuk dija të ndaloja apo të vazhdoja me futbollin.

Unë i thashë se nëse do të vija te Bologna do ta bëja falas, sepse do të shkoja atje për Sinisa.

Zlatan Ibrahimovic prega sulla tomba di suo fratello Sapka

Por pastaj zgjodha Milanin sepse doja të vazhdoja të luaja në Evropë”.

“Sinisa është një njeri i shkëlqyeshëm sepse pata mundësinë të luaja kundër tij dhe në fillim nuk ishte dashuri me shikim të parë (qesh), por më pas te Inter ishte dashuri që nga dita e parë.

Ai është një person i shkëlqyeshëm dhe më erdhi keq që nuk kemi luajtur së bashku. Gjithmonë kam thënë që në luftë do ta kisha dashur pranë meje. E njihja Sinisën më mirë se të gjithë të tjerët, shkuam së bashku në Serbi ditën e ndeshjes së tij të fundit të futbollit”.

Në fund kur pyesin të dy se cili do të godiste penallti kur të jepej mundësia dhe nëse do të luanin bashkë, Sinisa deklaroi se “duke parë dy penalltitë e fundit të Zlatanit… besoj e dini se kush!”

Ibra ka pranuar gabimet dhe rrëfeu: “Nuk do të godas më penallti jo…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu