Higuain-Milan arsyet e divorcit!

Asnje nuk e vuri re ate pike ne kontrate ne veren qe shkoi ku shkruhej ‘huazim me te drejte blerjeje’ ajo pike e cila me pas do te ishte nje kurth per te gjithe..

Dhe te thuash se ne 3 gusht kishte vetem buzeqeshje kur operacioni u mbyll ne forme huazimi 18 milion euro dhe me te drejte blerjeje 36 milion te tjera. Leonardo dhe Maldini sjellin ne Milano Higuain i cili largohet nga ‘makthi’ Ronaldo dhe kuqezinjte i ofrojne dhe dy milion euro me shume bonuse nga 7.5 ne 9.5 milion euro ne sezon per ta kenaqur dhe me shume sulmuesin argjentinas. Te gjithe te lumtur Juventus qe heq nje lojtar qe merrte nje rroge te madhe dhe Milan qe me ne fund gjente goleadorin e saj..

Llogjika te conte se nje klub qe shpenzon 18 milion euro per huazimin eshte e sigurte se ne fund do ta bleje kartonin e tij, sezoni filloi mire me Higuain qe shenonte dhe Leonardo me Maldinin qe punonin te qete edhe pse akoma nuk kishte nje Administrator te pergjithshem ne klub.

Administrator i cili do te vinte zyrtarisht ne 1 dhjetor ku bisedimet per Ibrahimovic kishin avancuar shume dhe Higuain ishte nje nga mbeshtetesit e kesaj ideje, por gjithcka do te nderpritej ne ate moment biles dhe per vete Higuain ishte vene ne dyshim gjithcka. Gazidis Administratori i sapo emeruar vendos kushtet e tij, jo lojtar mbi 30 vjec dhe blerja e kartonit te Higuain do te mbetet ne dyshim deri ne fund te sezonit..

Nje Higuain i nevrikosur dhe jashte forme do te shikohej ne javet ne vazhdim dhe kontaktet me Sarrin ne Londer sapo kishin nisur, ne Milanello flitej se Leonardo dhe Higuain pas nje debati gati ishin kapur gati prej grushtash. Pra nje situate e nderlikuar aq sa ne 9 janar ne prezantimin e Paqueta Leonardo do te prononcohej ‘Higuain ti jape kembeve dhe te vrapoje aty’ nje deklarate ku firmosi dhe largimin e Higuain drejt Londres. Nje largim i cili ishte i duhuri per te gjitha palet..

Gazzetta dello Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu