Kohët e fundit, pronësia e Milanit është rikthyer në fokus. Programi i mirënjohur televiziv Report kreu një hetim për të parë qartë për rolin e Elliott Management Corporation, si dhe Gianluca D’Avanzo dhe Salvatore Cerchione.
Sipas asaj që pohohet nga programi, pronarët e vërtetë të klubit janë dy themeluesit financues napolitanë të kompanisë Blue Skye.
Sidoqoftë, fondi amerikan Elliott ka mohuar: 96% e aksioneve i përkasin Elliott, të drejtuar nga Paul Singer.
Adriano Galliani, i intervistuar nga gazeta Libero, shprehu mendimet e tij mbi historinë e shkaktuar nga Report:

“Unë pashë Report dhe hetimin te Rai3 i cili nguliste dyshime për pronësinë. Një përpjekje tjetër për të goditur Silvio Berlusconin, edhe me koston e baltosjes së Milanit. Ashtu kur ata këmbëngulën që shitja te kinezët ishte një operacion për të pastruar paratë e Berlusconit, duke i kthyer nga parajsat fiskale nga jashtë “.
Galliani, ish CEO kuqezi dhe sot te Monza, është i etur të përsërisë atë që është deklaruar tashmë nga Elliott Management Corporation:
“Milan i përket 96% fondit amerikan të menaxhimit të investimeve Elliott dhe 4% Blue Skye, kompania e krijuar nga dy financuesit napolitanë që punojnë në Qytetin e Londrës, Salvatore Cerchione dhe Luca D’Avanzo.
Ata e blenë atë nga kinezi Yonghong Li, një operacion ultra-transparent, i kontrolluar dhe verifikuar disa herë”.