Hetimi Ibra-Lukaku, reagon presidenti i Federatës Italiane dhe zbut “tonet”

Vazhdon të diskutohet përplasja midis Zlatan Ibrahimovic dhe Lukaku, e cila u zhvillua gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë në “San Siro”.

Pasi komisioni disiplinor nuk ka dhënë asnjë dënim shtesë përveç atij që arbitri Valeri gjykoi dhe akordoi (i kuq për Ibrahimovic për kartonin e dytë dhe skualifikim për Lukaku) presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, do të thoshte se bëhej fjalë për një shfaqje aspak të hijshme.

Më pas do të ishte radha e Prokurorisë së Federatës që të ndërhynte dhe merrte provat filmike. Gjithçka po analizohet por deklarata e fundit e numrit “1” të FIGC shkon qartë drejt mospezullimit të gjatë:

“Pajtohem që nuk ishte një shfaqje e mirë por nuk do të flisja për dënime shembullore. Dhe kushdo që është gati të hedhë gurin e parë duhet të bëjë një ekzaminim të ndërgjegjes. Në çdo rast, vendimet i takojnë Prokurorit Federal”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu