Hetimi i “Report” i hap telashe Milanit dhe Interit mbi stadiumin e ri!

Efektet e para të hetimit Report për Milanin kanë nisur të vijnë. Analiza gazetareske e Rai Tre ka ngritur dyshime se kush është pronari i vërtetë i klubit kuqezi: fondi amerikan Elliott apo drejtorët Salvatore Cerchione dhe Gianluca D’Avanzo.

Sot këshilli i qytetit të Milanos miratoi një axhendë të promovuar nga dy parti të qendrës së majtë (Milano Progressista dhe Komuna Milano) mbi komunikimin e pronarëve përfitues të Interit dhe Milanit në lidhje me projektin për stadiumin e ri San Siro.

Ashtu si shkruan Ansa, këshilli fton “komandën” komunale që të “vazhdojë bisedimet me Anac, duke këmbëngulur mbi pohimin se si mungesa e komunikimit të titullarit efektiv të palës tjetër të administrimit, mund të jetë motiv për përjashtim nga gara e tenderit dhe çdo tratativë publike të lindur”.

“Kjo për të ndërmarrë veprime në mënyrë që në çdo rast të kërkohet komunikimi i pronarit përfitues nga secila kompani me të cilën administrata komunale ka filluar ose synon të përcaktojë procedurat në lidhje me koncesionet e përdorimit, marrëveshjet e planifikimit urban, procedurat e prokurimit për të shërbimeve, furnizimeve, punimeve, punëve dhe për konkurset e dizajnit publik.

Me vëmendje të veçantë dhe urgjencë në lidhje me procedurën në lidhje me projektin e stadiumit, për shkak të rëndësisë që ka në territorin urban dhe gjithashtu në dritën e lajmeve të fundit të dala nga media”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu