Hera e parë e paharruar! Brahim “Diez” shijon San Siro-n. Përqafimi i Piolit, kori i tifozëve dhe elozhet e Ibrahimovic

Në 31 paraqitje në Serie A me fanellën e Milanit, Brahim Diaz ende nuk kishte arritur të shënonte një gol para tifozeve të tij ne San Siro. Një zero u anulua kundër Venezias. Një gol – dhe një fitore – thelbësore për kuqezinjtë.

Një vulë personale, nga ana tjetër, e cila vërteton se sa Brahim është bërë thelbësor për ekipin e Stefano Piolit, i cili duhej të luftonte për 68 minuta para se të prishte murin mbrojtës të ndërtuar nga ekipi i Paolo Zanetti.

Kori i fansave dhe përqafimi i Piolit
“Ne kemi ardhur deri këtu, kemi ardhur deri këtu për të parë Brahim”

Curva Sud ka kënduar në mënyrë të përsëritur këtë kor, i njohur mirë ndër vite, sepse i është kushtuar fillimisht Weah dhe më pas Kaka.

Dy lojtarë jo të parëndësishem në historinë e Milanit. Histori që edhe spanjolli po përpiqet ta ndërtojë, tullë pas tulle.

Nëse viti i parë ka shërbyer për të krijuar kontakte me Serie A, i dyti do të përdoret për shfrytëzim. Presioni është rritur me fanellën me numrin 10 në supet e tij, megjithatë Brahim po konfirmon gjërat e mira që shihen.

Ai qe e përqafon është Stefano Pioli i cili, pas zëvendësimit në minutën numër 81, i shfaqi dashurine e tij Brahim Diaz, duke i pëshpëritur fjalë. Si babë e bir, ai bir që ka fituar besimin dhe një rol të palëvizshëm në fantazi. Pesë ndeshje të luajtura, pesë herë në fushë nga minuta e parë…

Por, Diaz mori edhe pergezimet e shokeve te ekipit ne stol dhe jo te disponueshem si Ibrahimovic, Krunic, Bakayoko, Giroud dhe Calabria.

Goli i shënuar nga Brahim Diaz në Milan-Venezia ishte ai qe zhbllokoi gjithcka. Rrjeta lindi nga një kombinim superlativ i pasazheve midis Saelemaekers, Bennacer, Theo Hernandez dhe Brahim Diaz që finalizoi.

Goli hapi rezultatin, dhe përveç që është shumë i mirë nga pikëpamja teknike, është domethënës dhe i rëndësishëm edhe për një arsye tjetër sic u tha!

Në fakt, siç raporton OPTA, sonte është goli i parë që Brahim Diaz shënon në San Siro në kompeticionin e Serie A…

Shpresojmë që goli i shënuar sonte nga Brahim para fansave të tij të jetë i pari i një serie të gjatë. Milani ka nevojë për paraqitjet e tij dhe shkëlqimet. Brahim po paguan plotësisht besimin qe iu dha…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu