Hauge thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij te kanali norvegjez TV2

Duke folur për mikrofonat e kanalit norvegjez TV2, futbollisti i Milanit, Jens Petter Hauge u ndal te përvoja e parë me kuqezinjtë këtë sezon që u mbyll.

Hauge pas një starti me gola dhe paraqitje të mira, u la në harresë dhe u kthye zgjedhje e tretë për trajnerin Stefano Pioli.

“Së pari, tani do të rikuperoj energjitë dhe do të përgatis takimin me ekipin kombëtar në grumbullim.

Pastaj ndoshta do të bëj pak pushime para se të filloj bisedimet me Milanin. Për shkak se është një dialog që së paku duhet të ndërtohet”

“Unë jam gati të kthehem në grumbullim me Milanin dhe të luftoj për një pozicion titullar, por nëse klubi ka qëllime të tjera, atëherë unë do të vendos se çfarë të bëj.

Së pari, unë dua të jem pjesë e një ekipi dhe të kontribuoj në të, jo vetëm në stërvitje”.

“Ka qenë një sezon shumë i gjatë ku shumë gjëra kanë ndodhur dhe ka pasur kaq shumë emocione.

Pastaj kur të kem pak kohë të mendoj, do të kuptoj se sa i madh ishte hapi që kam hedhur, në fund të fundit jam jashtëzakonisht i kënaqur me sezonin dhe zgjedhjen që bëra”

“Ishte një ndryshim rrënjësor i jetës për mua si në jetën e përditshme ashtu edhe në mënyrën e stërvitjes dhe në lojë me disa nga futbollistët më të mirë në botë.

Milani është një klub i pabesueshëm dhe Milano është një qytet që lulëzon në futboll dhe ku futbolli do të thotë pothuajse gjithçka. Më mësoi shumë. Duke parë se si kanë shkuar gjërat këtë vit, ndjej se e kam treguar veten në një nivel krejt të ri dhe kam demonstruar cilësitë e mia”.

Rreth Ibrahimovic: “Ai është një lojtar i pabesueshëm. Vendos standarde që as nuk i mendoja se ishin të mundshme. Ka cilësi në gjithçka që bën dhe ai ndihmon shumë pjesën tjetër të ekipit”.

Qëllimet e radhës…

“Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam bërë në vitet e fundit. Kjo më bën të di se nëse i bëj gjërat siç duhet, unë do të di të ngrihem.

Për sa kohë që jam mendërisht i gatshëm të pranoj të punoj shumë, jam i sigurt që do të përfitoj nga rasti kur ta kem atë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu