HAUGE: “Te Milani prej Haaland! Dy këshilla më ka dhënë Ibrahimovic”

Jens Petter Hauge ka gjetur gëzimin pas shumë kohësh. Edhe pse goli i tij nuk i dha fitoren ekipit të Milanit ndaj Sampdorias, megjithatë solli 1 pikë dhe shmangu humbjen, përveç se mund të shtojë dozën e besimit në vetëvete për norvegjezin.

Në një intervistë për Sportmediaset, Hauge ka folur për sezonin kuqezi, për Ibrahimovic, për këshilllat e mikut Haaland.

“Unë do të doja të jepja kontributin tim për ekipin dhe gjithashtu të shënoja gola. Ka ende vend për përmirësim dhe për këtë do të vazhdoj të punoj shumë”.

Për Ibrahimovic: “Ai është i shkëlqyeshëm, kemi kaluar shumë mirë së bashku.

Pas mbërritjes time ai më tha që të angazhohesha dhe ta shijoja sepse Milani është një klub me një histori të rëndësishme. Ai më tha të punoja shumë dhe të shkoja mirë me grupin”.

Për Haaland: “Ne kemi biseduar shumë, kemi miqësi të ngushtë. Kishte shumë klube që ishin të interesuar për mua.

Unë fola Erling për Milanin dhe ai ma rekomandoi. Më tha se do të ishte e vështirë, por që do ndihesha mirë”.

Për ardhjen e mundshme të Haaland në Itali…

“Mendoj se ai ka të gjitha cilësitë për të luajtur në Itali, do të ishte shumë i lumtur këtu sepse është shumë i fortë dhe i shpejtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu