Hauge nuk harron tifozët e Milanit, mesazhi i tij: “Do të kisha dashur vetëm diçka, por mund të ndodhë…”

Pas transferimit te Eintracht Frankfurt, Jens Petter Hauge, ish -sulmuesi i Milanit, përmes profilit të tij në Instagram, donte të përshëndeste tifozët kuqezi:

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që kam njohur gjatë qëndrimit tim në Milano. Nga dita e pare më trajtuat si një nga ju.

Jam shumë krenar që kam luajtur me fanellën kuqezi. Kam takuar kaq shumë njerëz fantastikë dhe njerëz që do të mbeten miqtë e mi edhe nëse nuk luaj më në Milano.

Do të doja të falënderoja tifozët, ju keni pasur domethenie te madhe për mua.

Më keni mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe unë vërtet e vlerësoj atë. Me të vërtetë doja të luaja për ju në një San Siro të plotë, por do të jetë një herë tjetër…”

Hauge sot u zyrtarizua si futbollist i Frankfurt me huazim-detyrim me plotësimin e disa kushteve. Milani do të arkëtojë 12 mln euro, teksa fiton dyfish nga shitja e tij, pasi e bleu në total gati 5 mln euro nga Bodo Glimt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu