“Hauge mbeti i hipnotizuar nga projekti! Kështu Milani mundi klubet e mëdha europiane”

I Intervistuar në Tuttomercatoweb.com, Patrick Bastianelli, menaxher merkatoje dhe që ka mjaft eksperiencë dhe si ndërmjetës të shumë operacioneve, foli për blerjen talentit norvegjez Jens Petter Hauge nga Milan.

Një operacion që preku 4 mln euro për kuqezinjtë dhe i kryer shumë shpejt, brenda 3 ditësh, me bisedimet e palëve.

“Hauge është një djalë shumë interesant i cili tashmë kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane dhe i cili përtej ndeshjes kundër Milan ishte tashmë i ndjekur nga skautët dhe drejtuesit kuqezi të cilët treguan aftësi dhe shpejtësi të madhe për të fituar garën me klubet më të mira evropiane. Djali u hipnotizua nga projekti i Milanit”.

Sa i përket Pobegas dhe transferimit në huazim te Spezia, Bastianelli shpjegoi: “Pobega ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2025 dhe zgjedhja e Spezia u diktua nga dëshira për të luajtur vazhdimisht në mënyrë që të përmirësohej”.

“Spezia është një klub ambicioz dhe një trajner në zhvillim dhe shumë i përgatitur që do të jetë në gjendje të ndihmojë Tommason të rritet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu