Hauge komenton natën dhe golin, por ylli Haaland çmend rrjetin me urimin e tij! Diaz dhe Leao…

E nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Europa League. E kishte lënë me gol ndaj Milanit në 22 shtator, kurse sot në 22 tetor e rinis po me gol vetëm se këtë herë mban fanelën kuqezi…

Nata e Jens Petter Hauge, djaloshi i ardhur nga Norvegjia dhe që debutimin e bëri ndaj Spezia në Serie A, sonte shënoi golin e parë me “Djallin”.

🇳🇴 Football's tweet - "Hauge time 🤩 #UEL " - Trendsmap

Pas mbrëmjes së bukur në “Celtic Park”, biondi me numër “21” u intervistua nga Sky Sport në lojën postare të Celtic Park:

“Jam shumë i lumtur për fitoren e ekipit, por edhe që shënova gol. E filluam shumë mirë, falë shokëve të ekipit!

Ishte mirë të shihje ekipin në pushim me një rezultat të rëndësishëm, por nëse humbet përqendrimin, ekipi tjetër mund të rikuperohet.

Kështu që ata përgjysmuan disavantazhin, por jam vërtet i kënaqur me mënyrën se si e përfunduam, me golin tim të 3-1”.

Surpriza e madhe Hauge edhe në rrjetet sociale! Norvegjezi i cili hyri në fushë në minutën e 79-të gjeti golin e fundit 3-1, i pari me fanellën e Milanit, në minutën e 92-të me një prekje të bukur precize për të kapërcyer portierin.

Ai e festoi edhe në Instagram si më poshtë: “Tre pikët dhe goli im i parë me Milanin”. Sakaq, Hauge ka marrë edhe përgëzimin e Haaland “urime vëlla” dhe atë të mesfushorit të Bodo Glimt, Patrick Berg, ish-shoku i ekipit!

Urime që shtohen edhe nga Rafael Leao apo edhe Brahim Diaz pas ndeshjes. Portugezi i shkruan “E meritove” kurse spanjolli “Urime mik! Gol i bukur”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu