Hauge gjen golin e dytë në Serie A: I lumtur, por duhej fitorja! Megjithatë…

Jens Petter Hauge, autori i golit vendimtar për barazimin përfundimtar ndaj Sampdoria, u intervistua nga Milan TV në fund të ndeshjes së zhvilluar sot në “San Siro”.

Norvegjezi nuk realizonte gol në kampionat që prej ndeshjes Napoli-Milan 1-3 në “Maradona Stadium”, teksa sot ishte i dyti në kampionatin italian.

Në total, Hauge ka realizuar 5 gola, bashkë me 3 në Europa League.

“Jam i lumtur për golin, një gol i rëndësishëm. Ne nuk fituam dhe prandaj është e vështirë të jemi të kënaqur plotësisht, por një pikë është më e mirë se zero.

Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi”.

Për objektivin Champions: “Sigurisht që jemi aty, kemi akoma 9 ndeshje dhe 27 pikë në lojë.

Duhet të punojmë shumë dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshje, objektivi është i qartë”.

Për futjen e tij: “Po shkon mirë, po përpiqem të përmirësohem çdo ditë, po vazhdoj të mësoj gjuhën.

Jam shumë i lumtur këtu, tani duhet të përfundojmë në të njëjtin nivel me të cilin kemi filluar sezonin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu