“Hauge do të arrijë në nivele të larta! Bravo Milan, u tregove i shkathët”… mesazhi nga Norvegjia

Jens Petter Hauge e magjepsi Milanin kur Bodo / Glimt erdhi në San Siro në Europa League.

Vëzhguesit kuqezi tashmë e kishin vënë atë në shënjestë, por ajo ndeshje favorizoi përshpejtimin për blerjen e tij.

Aasmund Bjørkan, drejtor sportiv i ekipit norvegjez, foli për Tuttomercatoweb në lidhje me transferimin e lojtarit në Milano:

“Unë mendoj se Milani tashmë ishte i interesuar, por ishte në gjendje të shihte lojtarin më me detaje kur erdhëm në San Siro.

Pas asaj ndeshje, interesi për të shpërtheu, agjenti i tij më tregoi për klubet e interesuara të Premier League dhe La Liga.

Mendoj se Milani bëri mirë që lëvizi kaq shpejt, sepse Hauge është një lojtar shumë i mirë dhe mendoj se ai mund të ketë një ndikim të madh në nivele shumë të larta. Është një përrallë për të dhe për ne”.

Drejtuesi i Bodo-s është i bindur se Hauge do të ketë një të ardhme të shkëlqyeshme.

Tani ai është ende në një fazë të ambientimit dhe duhet të jetë i gatshëm kur Stefano Pioli t’i japë disa minuta.

Puna e përditshme në Milanello është e rëndësishme, ku vendoset 100% e angazhimit dhe ndiqet shembulli i shokëve të skuadrës më me përvojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu