Dje erdhi goli i parë i Jens-Petter Hauge me fanelën e Milanit. Pas disa minutave ndaj Spezia në Serie A, Stefano Pioli e hodhi në fushë ndaj Celtic bashkë me Saelemaekers.
Pikërisht belgu i dha pasimin e artë te rrjeta e norvegjezit, që vetëm 1 muaj më parë luante me Bodo Glimt dhe i shënonte Milanit në “San Siro”.
Anësori i ri sulmues konsiderohet si një talent i vërtetë në Norvegji, nuk është rastësi që sot shumë certifikata vlerësimi kanë mbërritur nga media skandinave karshi tij.
Përveç kësaj, Hauge bëhet norvegjezi i parë pas plot 22 vitesh që shënon me Milanin! i fundit ishte Steinar Nilsen në vitin e largët 1998.
Ish-mbrojtësi, i cili u transferta nga Tromso në 1997, nuk la kujtime të mëdha gjatë përvojës së tij vjetore te Milan.
Por doli në tabelën e shënuesve në një derbi historik, të fituar 5-0 nga Milani në Kupën e Italisë.
Ishte 8 janar 1998 dhe u zhvillua faza e parë e çerekfinales së kupës. Nilsen u vendos në befasi në vend të André Cruz dhe u largua shumë mirë, duke shënuar golin e pestë të Milanit nga një goditje e lirë nga distanca.