Hat-Trick në “San Siro”, sulmuesi turk shkruan historinë dhe kalon edhe Ronaldo-Messi!

Mbrëmja magjike e Yusuf Yazici pasurohet me një statistikë tjetër befasuese.

Turku i Lille është në fakt, siç raporton Opta, lojtari i parë në historinë e garave të UEFA-s që shënon dy hat-trick radhazi jashtë fushe në një sezon të vetëm.

As Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, për të përmendur dy lojtarët më të fortë të viteve 2000, nuk kanë arritur të bëjnë kaq shumë.

Për Yazici ishte një natë e paharrueshme në fakt kjo, duke qenë se futbollisti më parë ka vuajtur nga dëmtimet dhe është rikuperuar vonë.
I rritur në sektorin e të rinjve të Trabzonspor, një ekip nga qyteti i tij i lindjes, ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë më 22 dhjetor 2015, në ndeshjen e Kupës së Turqisë të fituar 2-1 kundër Gaziantepspor.

Më 6 gusht 2019 ai u transferua te Lille për 17.5 mln euro!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu