Hapet zyrtarisht hetim ndaj Lazios, Gazidis reagon ashpër për sulmet ndaj Bakayoko & Kessie

Prokuroria Federale hapi një hetim kundër SS Lazio pas ankesës së paraqitur nga AC Milan për thirrje diskriminuese nga tifozët bardhekalter kundër lojtarit Bakayoko gjatë ndeshjes Milan-Lazio më 12 shtator të kaluar.

Zyra e Prokurorit Publik – lexon njoftimi për shtyp i FIGC – po merr videot e ndeshjes dhe dokumentet në posedim të Shtabit të Policisë së Milanos.

E

“Eshtë angazhimi ynë moral të denoncojmë çdo formë diskriminimi që përfshin klubin tonë, të cilën ne nuk mund dhe nuk duhet ta injorojmë. Ne duam të konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për të shmangur qëndrime të ngjashme në të ardhmen, duke bashkëpunuar me klube dhe institucione të tjera për të arritur një qëllim të përbashkë “: CEO i Milanit Ivan Gazidis i tha sot ANSA-s keto fjale.

Sot klubi Rossoneri paraqiti një ankesë zyrtare në Prokurorinë Federale që përmban prova dokumentare për të sqaruar dhe në mënyrë që të merren masat e nevojshme në lidhje me episodet e diskriminimit që ndodhën gjatë Milan-Lazio.

Gjatë ndeshjes, disa tifozë të Biancocelesti iu drejtuan thirrje raciste dhe buu Bakayoko dhe Kessié. “Bota e futbollit – vazhdon Gazidis – duhet të qëndrojë e bashkuar për të mbrojtur të gjithë lojtarët në një mënyrë vendimtare dhe pa kompromis.

Intoleranca nuk është një problem i krijuar nga futbolli, por padyshim që reflektohet në futboll. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë në përpjekje për të sjellë ndryshim përmes futbollit dhe ne do të ndërmarrim nisma të tjera ndërgjegjësuese në ditët në vijim”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu