“Hapet hetim për Lukaku-Ibra sepse duan t’i skualifikojnë dhe flihet te Suarez-Perugia…”

Prokurori federal, Giuseppe Chinè, ka hapur një hetim mbi përplasjen verbale midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku gjatë ndeshjes së javës së kaluar të “Coppa Italia”, Inter-Milan. Si pjesë e hetimit, prokurori federal thirri kryesorin e ndeshjes në fjalë, Valeri, i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme.

Duhet sqaruar e tërë situata, fjalët apo ofendimet që shkëmbyen të dy sulmuesit në atë sherr të ashpër verbal, sipas një burimi nga zyra e prokurorit publik, për të zgjeruar perimetrin e sanksioneve të mundshme ndaj dy lojtarëve.

Organi disiplinor i garës nuk mori asnjë masë ndaj tyre, duke u mjaftuar me nga një ndeshje pezullim për Zlatan (nga kartoni i kuq) dhe Lukaku (plotësoi numrin e kartonëve të verdhë). Në relacionin e kryesorit Valeri nuk flitej për shprehje apo ofendime raciste, sikurse është “zbardhur” debati verbal nga mediat.

Sakaq, gazetari i njohur dhe thumbues, Paolo Ziliani, në postimin e tij të fundit u ndal te kjo ccështje dhe ngacmoi për atë të Suarezit…

“Prokuroria e FIGC, me ftesë të presidentit Gravina, hap një hetim mbi duelin Ibra-Lukaku tashmë të sanksionuar nga gjykatësi sportiv.

Duket se Palazzo po synon një skualifikim për herë të 2-të që do të largonte të dy nga kampionati. Po për ngjarjet e Peruggias ku është Prokuroria? (Suarez dhe provimi): duke pritur për letrat, flemë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu