Handanovic nuk ia vë fajin fatit, kritikon mbrojtjen dhe thumbon: Milani nuk krijoi shumë!

Kapiteni i Interit Samir Handanovic komentoi derbin e humbur kundër Milanit sot. Për Inter TV, slloveni që pësoi dy gola nga Ibrahimovic, komentoi:

“Nuk dua të flas  për fat të keq, ne kishim shumë mundësi, mbase na duhej pak më shumë agresivitet përpara porte”.

“E bëmë paraqitjen tonë, gjithashtu shumë mirë. Fatkeqësisht loja shkoi ashtu siç nuk duhej të kishte shkuar, por tani duhet të kthejmë faqen dhe të mendojmë për të mërkurën.

Ekziston zhgënjim, por nuk duhet të shohim prapa. Pozitiv është fakti që në këto ndeshje kemi krijuar shumë, jemi shumë ofensivë. Gjërat negative që nuk duhet t’i përsërisim janë mosekuilibri dhe golat e pësuar.

Duhet të jemi më të mirë për të pasur ekuilibër dhe për të dhënë më pak shanse për gol te kundërshtari. Milani nuk krijoi shumë sonte, por kanë korrur më shumë se ne. Ne duhet të përmirësohemi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu