HALILOVIC! Pelegrinazhi në Europë mbaroi, talenti që flaku shanset kthehet në atdhe?

Historia e dashurisë midis Milanit dhe Alen Halilovic nuk lulëzoi kurrë. Talenti kroat ka pasur pak mundësi për të treguar, gjithmonë duke u konsideruar si tepricë dhe duke u huazuar.

Por, natyrisht, e gjitha për faj të tij. Eshtë larg viti kur shpërtheu në Kroaci dhe Barcelona e ndoqi me vëmendje duke ia marrë konkurrencës.

Më 27 mars 2014 u njoftua dhe u zyrtarizua blerja e lojtarit nga Barcelona për 11 milionë euro. Transferimi do të bëhej efektiv nga 1 korriku i të njëjtit vit.

Alen Halilovic signs for Hamburg from Barcelona on four-year deal

Në 23 prill 2014 tregu i hyrjes u bllokua për Blaugrana dhe transferimi i kroatit u pezullua. Pas disa apelimesh, më 5 maj, Halilovic nënshkruan një kontratë pesë-vjeçare me vlerë 2 milion euro.

Ai fillon në ekipin rezervë dhe më 15 janar 2015 bëri debutimin e tij në ekipin e parë kundër Elche në një ndeshje të Kupës së Mbretit duke zëvendësuar Adama Traoré.

E përfundoi sezonin e tij të parë në fanellën katalanase me 4 gola në 30 paraqitje totale.

Më pas, huazimi te Gijon dhe më pas kalimi te Hamburg në Gjermani. Nga aty, transferimi te Milani falas. Kuqezinjtë u përpoqën të rikuperonin talentin e dikurshëm por pa ia arritur qëllimit edhe pse e huazuan te Standard në Belgjikë dhe Heerenven në Holandë.

Haliloviç u shkëput nga kontrata e tij me kuqezinjtë në ditën e fundit të tregut të transferimit, 5 tetorin e kaluar. Ai tani është i lirë të gjejë një ekip të ri vetë.

Halilovic, il tiro dell'ex Milan colpisce il bar dell'Heerenveen. VIDEO |  Sky Sport

Sipas “Sata Sport”, fati duket se do ta kthejë atë në vendlindje dhe te kampionati ku shkëlqeu.

Duket se mesfushori i lindur në 1996 është afër kthimit në Kroaci, në radhët e Hajduk Split këtë herë, pasi nisi gjithçka me Dinamo Zagreb.

Flitet për një marrëveshje të ngushtë midis Halilovic dhe klubit kroat.

Një kthim në shtëpi pas shumë vitesh pelegrinazh në pjesën tjetër të Evropës, duke përfshirë Italinë, Spanjën, Gjermaninë, Hollandën dhe Belgjikën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu