HALILOVIC NËN TESTIM NGA TRAJNERI PIOLI

AC Milan's Croatian forward Alen Halilovic runs with the ball during the UEFA Europa League group F football match AC Milan vs F91 Dudelange on November 29, 2018 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo credit should read MIGUEL MEDINA/AFP/Getty Images)

Do të jetë edhe Alen Halilovic në ditën e parë të shkollës së Milanit.

Të hënën 24 vjeçari kroat, që i ka përfunduar aventurat në huazim, do të vihet në dispozicion të Stefano Piolit, si pjesa tjetër e lojtarëve kuqezi.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, tekniku do të marrë ndonjë ditë për të vlerësuar talentin e kthyer nga Heerenveen: Halilovic nëse do ta bindë, mund të plotësojë repartin e mesfushës.

Në merkato, për momentin, nuk ka interesime të forta përveç atij të Benfica-s.

E lehtë të mendosh pra që kartoni i kroatit të mund të përdoret për Florentinon, që vazhdon të jetë në radarët e Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu