Gazetari i Sky Sport Manuele Baiochini ka folur per Alen Halilovic lojtarin qe mund te vishet kuqezi kete sezon:
Alen ishte nje nga lojtaret me premtues ne Kroaci, debutoi me kombetaren e tij ne moshen 16 vjecare dhe ndiqej nga shume klube te medha por ishte Barcelona ajo qe bindi me shume klubin e Dinamo Zagreb.
Ne Barcelone nuk pati shume hapesira duke shkuar ne huazim te Sporting Gijon me pas Hamburg i cili bleu dhe kartonin e tij duke e derguar huazim ne sezonin e fundit te Las Palmas. Pas nje demtimi ne kavilje nga shtatori deri ne janar nuk luajti dhe per kete shkak demtimi Milan kerkonte ne fillim vizitat mjekesore me pas te diskutonin per kontraten. Nga ajo qe mesohet eshte se Milan nuk e kerkon ne huazim por do te mundohet ta marre perfundimisht lojtarin kroat duke shpresuar qe ky mund te jete viti i tij..