Hakmarrja e Milanit! Kur Torino i hoqi Champions 2 sezone më parë…

Shumë mund të thonë se fitorja 7-0 e Milanit ndaj Torinos që lufton për mbijetesë ishte pak e hidhur dhe e rëndë duke mos respektuar kundërshtarin…

Por, fakti është se në futbollin e sotëm respekti është të vazhdosh të luash dhe të mos lëshosh asgjë, sepse ashtu duket sikur ndjen keqardhje për kundërshtarin dhe nuk e respekton.

Ndaj edhe në Europë shpesh ekipe të mëdha nuk ndalen në goleadat e tyre. Milani kishte 25 vite që nuk arrinte të shënonte 7 gola (ndaj Cremonese) teksa ka arritur kështu edhe fitoren e 15-të jashtë fushe këtë sezon të Serie A duke barazuar Interin e vitit 2006 dhe me një shans për ta kaluar nëse mund Atalanta ndeshjen  e fundit.

Por, le të kthehemi te Torino dhe shtatë golat! Ndoshta shumë e kanë harruar por në sezonin 2018-2019 me Gattuso në stol, pikërisht në stadiumin që dje u kthye në një tabelë qitje nga kuqezinjtë, Belotti dhe Berenguer do të dënonin Milanin 2-0 duke i hequr kështu Champions League, pasi ato pikë u kthyen vendimtare për t’i lënë jashtë vendit të katërt, të marrë nga Interi pasi mundi Empoli javën e fundit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu