Habit Calabria, zbulon “sekretin” e këtij Milani duke e lidhur me muzikën…

Davide Calabria, mbrojtësi i Milanit, sot i ftuar në lidhje me Radio 105, foli për sezonin e deritanishëm kuqezi dhe zbuloi disa anekdota të vogla.

Për momentin: “Edhe skuadra edhe unë jemi mirë, është një moment super pozitiv për të gjithë”.

Për Maldinin: “Unë e quaj atë Paolo, kam luajtur me djalin e tij që kur ishim të vegjël. Marrëdhënia mbetet një miqësi dhe respekt, roli i tij është i rëndësishëm për ne”.

Për Paolo si model: “Unë fillova si mesfushor, ai ishte një idhull më shumë nga pikëpamja e personit sesa nga roli. Milani kishte një grup vërtet të jashtëzakonshëm”

Ndeshjet e shumta: “Vazhdimësia është pjesë e një rruge themelore për një lojtar, unë kurrë nuk kam qenë kaq i mirë, pavarësisht se kam luajtur çdo tre ditë. Të jesh i përqendruar çdo ditë më ka bërë mirë”.

Për muzikën: “Unë jam i apasionuar pas techno-house, ne jemi duke e përdorur atë si një ekip për të na ngarkuar, nuk e zbuloj sepse atëherë edhe të tjerët janë të ngarkuar.

Ne e vendosim atë 1 apo 2 minuta nga hyrja në stadium, në autobus. Po na sjell fat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu