Haaland: Milani klub i bukur, Ibra idhulli im! Mbi Hauge ju them…

Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund fitues i Golden Boy 2020, foli për Sky Sport:

“18 muajt e fundit kanë qenë të pabesueshëm për mua, i kam shijuar aq shumë në dy klube fantastike fillimisht te Salzburg dhe më pas te Borussia.

Jam përmirësuar shumë duke shënuar shumë gola. Padyshim që Topi i Artë është një ëndërr për të gjithë, por tani për mua është koha për Golden Boy, jam krenar që e fitova atë dhe kjo më jep motivime të reja.

Në jetën time kam pasur shumë idhuj, përpiqem të mësoj sa më shumë që të jetë e mundur nga sulmuesit e tjerë. Ibrahimovic është një nga më të mirët ndonjëherë dhe unë përpiqem të mësoj sa më shumë prej tij, ai është një nga idhujt e mi.

Hauge po bën mirë dhe ne jemi shumë miq, ai është një talent i madh.

Luan në një klub të bukur dhe në një kampionat të mirë. Duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të luajë kështu. Ai ka një karrierë të shkëlqyer përpara. Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu