Haaland: Me pelqen mentaliteti i Ibres, ne cdo ekip ben diferencen.

Vec sa gjysma e viteve te tij, (19 perkunder 38 te Zlatanit), Haaland ka folur me superlativa per sulmuesin  suedez te Milanit. Bomberi 19-vjeçar nga Norvegjia i Borussia Dortmund, u shpreh ne revisten angleze ‘Four Four Two’ se Zlatan Ibrahimovic eshte midis idhujve te tij.

Haaland: Me pelqen mentaliteti i Ibrahimoviçit dhe menyra se si ai i sheh gjerat ndryshe. Une mendoj se gjithmone kam pasur te njejten besim si ai. Me pelqen ta shoh ate te luaje dhe me pelqen gjithashtu menyra se si ai kalon nga nje ekip ne tjetrin, ne vende te ndryshme, gje qe nuk eshte e lehte, por gjithmone shenon qe nga momenti i pare. Tani per tani nuk kam biseduar kurre me Zlatan, por do te shohim se çfare na rezervon e ardhmja.

I pyetur nese Mino Raiola, agjenti i dy lojtareve mund t’ju mundesoje nje takim, Haaland u pergjigj keshtu: “Do te shohim nese Mino arrin te organizoje nje takim … Nje perballje mes te dyve?, Ne jemi te dy sulmues dhe jemi te dy fantastike, edhe pse kemi nje loje te ndryshme. Eshte e veshtire te krahasoj veten me te. Une jam ky qe jam”, perfundoi bomberi 19-vjecar intervisten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu