“Grupi është sekreti, mjafton një lojtar që nuk e ndjek dhe prish gjithçka! Me befasoi diçka te të sapoardhurit”

Duke folur për mikrofonat e Sky Sport, Sandro Tonali komentoi ndeshjen Sampdoria-Milan 0-1. Mesfushori e nisi titullar dhe u paraqit mirë, sidomos në pjesën e dytë.

“Pas vitit të kaluar, çdokush dëshiron të mposhtë Milanin. Rezultati ishte i drejtë edhe kundër një ekipi që nuk hoqi dorë deri në fund. Ishte mirë që e nisëm me një fitore dhe duhet të vazhdojmë kështu.”

Ëndrra scudetto.

“Sigurisht që është mirë të ëndërrosh, pastaj kalojnë shumë ndeshje gjatë kampionatit, duhet hap pas hapi. Është e vështirë dhe duhet të jesh konstant, duke iu përmbajtur një rruge të vetme, duke goditur si sot, si ekip i bashkuar. Mjafton vetëm një lojtar që nuk eshte i bashkuar me grupin dhe bëhet e vështirë “

Për forcën e ekipit.

“Siç e keni parë, të sapoardhurit kanë dhënë gjithçka dhe janë integruar në mënyrë perfekte. Ata duket se kanë qenë te Milani për vite me radhë dhe po punojnë 100% dhe kjo duhet të bëhet kur vesh fanelen kuqezi”

Për përmirësimet këtë sezon.

“Sezoni i kaluar ishte nje vit me vështirësi dhe shumë gabime. Do të më duhet shumë për këtë sezon dhe për t’u përmirësuar më tej. Ky vit është themelor për mua dhe për Milanin: filluam mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”

Për rikthimin te kombetarja e Italise…

“Është ende ditë herët…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu