Sipas asaj që u raportua nga prestigjozja “Milano Finanza”, Gordon Singer, djali i pronarit të Milanit, Paul Singer, pra themeluesi dhe CEO i Elliott, do të bashkohet me bordin e drejtorëve kuqezi.
Me 95.73% të aksioneve të kontrolluar nga babai i tij, dhe pas përfundimit të riorganizimit të aksioneve në Luksemburg nëpërmjet shoqërisë së krijuar “Project Redblack”, Gordon do të bashkë-zgjedhë në bordin e klubit të Via Aldo Rossi.
Një hap ky që konfirmon se si pronësia Elliott nuk ka ndër mend të largohet por të fuqizojë pozitat, me hapin e fundit që ka mbetur: stadiumi!