“Goli me Cagliarin kujtimi i bukur te Milani. Ibra fantastik, por mos e gjykoni si të keq…”

Intervistë e gjatë dhënë për Corriere della Sera nga ish-mesfushori i Milanit Rodney Strasser, aventura e të cilit me kuqezinjtë ishte shumë e vogël…

Për golin e shënuar në Cagliari: “Ky mbetet goli më i rëndësishëm në karrierën time. Natyrisht, kam shënuar pak (qesh). Tifozët e Milanit më kujtojnë atë gol që shënova në Sardenjë me asist të Cassano, i cili ishte thelbësor për kampionatin e atij viti”.

Për Ibrahimovic: “Për Zlatan mund të thuhen shumë gjëra. Ai është një kampion i madh. Ende bën ndryshimin, pavarësisht se është mbi 39 vjeç. Por nuk kishte asnjë dyshim. Ai bën shumë në fushë dhe ka shënuar shumë që nga fillimi i kampionatit. Gjithmonë dëshiron të fitojë, edhe në stërvitje, imagjinoni në ndeshje zyrtare.

Desaparecido: Rodney Strasser – Un Calcio all'Economia

Dhe ky është pikërisht ndryshimi midis Ibrahimovic dhe të gjithë kampionëve të tjerë. Ai është një shembull për të gjithë. Ai ka personalitet dhe është një luftëtar. Nuk është një person i keq. Njerëzit mund të mendojnë kështu, sepse e shohin atë me grintë në fushë. Por ai është një person i mirë, bujar. Për mua është e drejtë që ai gjithmonë dëshiron të fitojë. Ai është një njeri i shkëlqyeshëm, me të vërtetë”.

Che fine ha fatto Rodney Strasser: decise Cagliari-Milan del 2011

Milani i pari në renditje: “Po, e prisja. Sepse pas bllokimit të parë për shkak të koronavirusit, gjithçka ndryshoi. Por diçka kishte ndryshuar tashmë me ardhjen e Ibrahimovic. Kjo skuadër tani ka identitetin e vet, një frymë të re, nuk dorëzohet kurrë, lufton deri në minutën e 90-të”.

Pioli: “Ai po bën me të vërtetë mirë dhe është një trajner që ka besim te të gjithë lojtarët në skuadër dhe kjo është shumë e rëndësishme, për të mos u nënvlerësuar. Skuadra luan mirë, fiton dhe është e para.

A mund ta fitojnë Scudetton? Ende herët për të thënë, por  mund ta fitojë. Le të shpresojmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu