“Goli i provuar në stërvitje, përpiqem të rritem! Pengesa ka qenë vetëm pozicioni…”

Duke folur për mikrofonat e MilanTv, Diogo Dalot komentoi ndeshjen Hellas Verona-Milan 0-2, ku ishte autor i golit të dytë. Këto janë pyetjet dhe përgjigjet:

Goli i parë në Serie A?

“Unë jam i lumtur për këtë gol të parë, por shumë më tepër për performancën e ekipit. Qëndrimi ishte i duhur dhe ne e treguam atë”

Ke luajtur i majtë dhe i djathtë deri tani…

“Në të gjitha ndeshjet përpiqem të bëj më të mirën time dhe të jap më të mirën për klubin. Nuk është e lehtë të ndryshosh pozicione në të gjitha ndeshjet, por unë dua të jap më të mirën time për Milanin dhe klubin”

Përshtatja me futbollin italian.

“Gjithmonë mund të përmirësohesh. Unë jam një djalë që dëshiroj të punoj dhe të përmirësohem ditë pas dite. Po përshtatem me futbollin që luajmë. Jam i lumtur sepse kjo ndeshje ndihmon për t’i dhënë besim ekipit dhe mua”

Db Verona 07/03/2021 – campionato di calcio serie A / Hellas Verona-Milan / foto Daniele Buffa/Image nella foto: esultanza gol Diogo Dalot PUBLICATIONxNOTxINxITA

Kthimi në Old Trafford.

“Një rast i veçantë, nuk mund të gënjej. Jam i lumtur të shoh shokët e mi të skuadrës dhe një stadium që më ka dhënë kaq shumë. Tani unë jam një lojtar i Milanit dhe nëse luaj do të jap më të mirën time për klubin. Nëse arrijmë me këtë besim, ne mund të bëjmë mirë”.

Gol i provuar i stërvitje apo në playstation…

“E provova këtë gol në stërvitje. Ne gjithmonë provojmë shumë goditje në fund të stërvitjes. E shënova atë në lojë dhe jam shumë i lumtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu