Goli i paharruar, Colombo u premton tifozëve se ende nuk kanë parë asgjë dhe falënderon Piolin

Ishte edhe nata e tij sepse goli i shënuar bëri diferencën ndaj Bodo/Glimt, ekip i rrezikshëm që eliminohet me kokën lart. Lorenzo Colombo zëvendësoi Ibrahimovic, praktikisht një lider absolut.

Natyrisht, i duhet ende kohë dhe minutazh, por talenti dhe zotësia nuk i mungojnë.

Në fund të Milan-Bodo, Lorenzo Colombo u intervistua nga DAZN. Këto janë fjalët e tij:

Ndeshja: “Ishte një mundësi e madhe për mua të demonstroja të gjithë punën që bëra për të arritur këtu. Na duhej një performancë ekipi, ishte e vështirë sot. Tani mendjen e kemi te Crotone”.

Goli në “San Siro”: “Një emocion unik, gjithmonë kam punuar për këtë. Ka ende shumë punë për të bërë, nuk kam bërë asgjë akoma. Jam i lumtur, por nesër do të kthehemi në punë”

Për personalitetin: “Të kesh personalitet nuk do të thotë të mos kesh kokën mbi supe, gjithmonë ke nevojë për ekuilibër. E rëndësishme është të kesh ekuilibër me personalitetin e duhur”.

Dëshironi të qëndroni në këtë grup? “Absolutisht po. Unë kam qenë me Milanin që kur isha fëmijë, dua të qëndroj për një kohë të gjatë sepse është klubi që më rriti”

Merkato? “Tashmë dua të qëndroj këtu. Këtu ku jam rritur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu