Përveç pikës, Pierre Kalulu i dhuroi sonte Milanit edhe rekordin absolut në Serie A. Askush nuk ka arritur ndonjëherë të realizojë të paktën 2 gola për ndeshje në 14 takime radhazi.
Skuadra e fundit që e kishte bërë me 13 ndeshje radhazi është Torino e Madhe në vitin 1948. Ajo skuadër legjendë që më pas u përplas në një aksident tragjik në Superga.

Në 12 javë kampionat, skuadra kuqezi ka arritur të shënojë 27 gola, nga të cilat 10 i takojnë vetëm Ibrahimovic, që duhet theksuar ka luajtur vetëm 6 ndeshje kampionat, pasi 2 ka munguar për Covid-19 dhe 4 për shkak të dëmtimit