Goli historik!!! Leao ka një mesazh për të gjithë pas fitores ndaj Sassuolos. “Nga problemet…”

Goli më i shpejtë i historisë së Serie A dhe top 5 kampionateve europiane të futbollit… Praktikisht Leao sot ka shkruajtur historinë me një kapitull të ri dhe një gol që vështirë se do të harrohet.

Ky Milan vazhdon të koleksionojë rekorde dhe nuk është më rastësi por realitet. Portugezi dha edhe asistin e golit të dytë të Calhanoglu që u anulua nga VAR dhe ishte ndryshe nga ndeshjet e shkuara.

Me dëshirë, vullnet dhe i përqendruar. Në fund të ndeshjes, në rrjetet sociale, portugezi ka edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

“Nga problemet e mia gjej forcën për t’u bërë i pathyeshëm. Të përgjigjesh me punë”…

Një mesazh ky që lidhet sidomos me situatën e vështirë që po kalon duke qenë se në Portugali gjykata ka dhënë urdhër që t’i konfiskohet edhe pasuria e tij për një vendim të marrë pas largimit të tij nga Sporting Lisbona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu