Rade Krunic sonte ka shënuar me Bosnje Hercegovinën në ndeshjen përballë Irlandës së Veriut në playoff të Nations League drejt Europianit.
Mesfushori i Milanit ka realizuar brenda zone, teksa iu afrua edhe golit të dytë në sfidën që luhet në Sarajevë.
Ndërkohë, në fushë titullar sonte edhe Alexis Saelemaekers me Belgjikën, në debutimin e tij. Sulmuesi 21-vjeçar kuqezi i krahut ka luajtur në të djathtë të skemës së Belgjikës dhe trajneri Martinez i dha besim në miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë të Franck Kessie, gjithashtu titullar.
Një asist për Saelemaekers duke marrë krahun dhe krosuar perfekt për golin e Batshuayi.
Sakaq, edhe Brahim Diaz realizoi dy gola ndaj Ishujve Faroer me Spanjën U-21, në ndeshjen e grupit për kualifikueset e Europianit të kësaj moshe. I hedhur 45′ e dyta, talenti kuqezi i huazuar nga Reali ka shkëlqyer.