Goditje surprizë nga Milani! Agjenti i francezit në selinë kuqezi: detajet

Warren Bondo i afrohet Milanit. Mesfushori i lindur në 2003 – shpesh i cituar si pranë kuqezinjve ditët e fundit – është një hap larg nga transferimi në Itali.

Agjentët e futbollistit, siç raportohet nga Nicolò Schira, mbërritën në selinë e Djallit për të përcaktuar detajet përfundimtare të marrëveshjes me Milanin.

Nënshkrimi i mundshëm me një kontratë pesë-vjeçare.

Bondo, i cili luajti si anësor sezonin e kaluar, mund të largohet nga Nancy për një shifër afër 2 milion eurove.

Futbollisti i lindur në vitin 2003 – ai do të mbush 18 vjeç në 15 shtator – mund të bëhet prapë një goditje tjetër franceze e Milanit.

Fushata e forcimit të ekipit të Stefano Pioli filloi me blerjen e Mike Maignan, për të cilin klubi pagoi 12-15 milion euro në arkat e Lille.

Portieri i ekipit kombëtar të Deschamps është përcaktuar si trashëgimtari i Gianluigi Donnarumma por kampioni i ri i Ligue 1 nuk do të jetë i vetmi.

Olivier Giroud pritet të arrijë në Milano dhe do të firmosë për dy vitet e ardhshme. Ai do të nënshkruajë një kontratë për 3.5-4 milion euro neto në sezon dhe të bëhet lojtari që do të drejtojë sulmin me Zlatan Ibrahimovic.

Kolonia franceze gjithashtu duhet të pasurohet me ardhjen e Ballo-Touré. Mbrojtësi i majtë është afër largimit nga Monaco për një shifër 4 milion euro. Stefano Pioli për këtë arsye së shpejti do të ketë zëvendësuesin e Theo Hernandez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu