Goditje nga Roma, “Milani ka nisur kontaktet zyrtarisht”. Formula dhe ideja e drejtuesve

Milani dëshiron të shesë Andrea Conti sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrë një mbrojtës të ri të djathtë.

Ish-lojtari i Atalanta nuk është thirrur për miqësoren kundër Real Madridit dhe kjo duket një shenjë e largimit të tij.

Stefano Pioli ka nevojë për një zëvendës më të besueshëm për t’i dhënë frymëmarrje Davide Calabria. I riu Pierre Kalulu, qe mund të luajë edhe si mbrojtës qendror, nuk është i mjaftueshëm.

Prioriteti ishte marrja e Diogo Dalot, por Manchester United hodhi poshtë të gjitha përpjekjet e Rossonerëve.

Djajtë e Kuq nuk e pëlqejnë formulën e huasë me të drejtën e blerjes. Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë duke eksploruar opsione të reja.

Sipas asaj që u zbulua nga Gianluca Di Marzio, gazetar i Sky Sport dhe ekspert i tregut të transferimeve, Milani po vlerëson gjithashtu Alessandro Florenzi.

Kontaktet e para me kampionin e Europës kanë nisur dhe konsiderohet absolutisht i shitshëm nga Roma. Synimi i tij është të qëndrojë në Itali, edhe nëse ka disa propozime nga jashtë.

Klubi kuqezi kërkon Florenzi me formulën e huasë me të drejtën e blerjes e cila mund të bëhet një detyrim në kushte të caktuara (kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe paraqitjet).

Lojtarit i pëlqen destinacioni. Negociatat kanë filluar dhe tani do të jetë e nevojshme të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje totale mes palëve.

Florenzi, pas një sezoni i huazuar te PSG dhe pas Kampionatit Evropian te fituar me Italinë, do të ishte një përforcim i përvojës për krahun e djathtë të Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu