Goditje nga Franca! Moncada i jep Maldinit emrin e sulmuesit të talentuar te ekipi ku kanë dalë Mendy, Pogba dhe Mahrez

Milani po shikon Francën për të forcuar skuadrën. Një terren që është duke u sonduar nga shefi i skautingut, Moncada, i cili raporton mbi çdo element cilësor.

Kuqezinjtë – siç tregojnë sesionet e fundit të tregut të transferimeve – janë gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj futbollit transalpin.

Njerëzit e Moncada po lëvizin gjithashtu në fushat e Ligue 2 ku nuk ka mungesë talentesh.

Ideja e fundit – siç raportohet nga FootMercato – është Josue Casimir, një talent i lindur në 2001 dhe me origjinë nga Guadeloupe.

Ai është një sulmues 19-vjeçar në fuqi te Le Havre. Kontrata e tij do të skadojë më 30 qershor 2023 dhe ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve: përveç kuqezinjve, në fakt, Casimir është gjithashtu shumë i ndjekur nga Ëolfsburg dhe Leicester.

Ka shumë talente që kanë luajtur në të kaluarën me fanellën Le Havre, të tilla si Ferland Mendy, Benjamin Mendy, Riyad Mahrez, Dimitri Payet, Steve Mandanda dhe Paul Pogba.

Casimir mund të jetë i radhës. Milani, gjithashtu falë të gjitha njohuriv të Moncada, gjithmonë ka parë me kujdes tregun francez.

Vitin e kaluar ishte radha e Kalulu, i cili u lirua falas nga Lyon. Dy verë më parë ishte investimi Rafael Leao. Tjetri mund të jetë Mike Maignan.

Portieri i Lille është praktikisht i bllokuar, për një shifër afër 12-15 milion euro, nëse Donnarumma nuk arrin të nënshkruajë rinovimin.

Por talentet e vëzhguara në Ligue 1 janë kaq shumë: jo vetëm lojtarë shumë të rinj, por edhe me përvojë si Florian Thauvin, i cili do të shohë që kontrata e tij me Marseille të skadojë në qershor.

Ikone, gjithashtu te Lille, është shumë i popullarizuar. Në këtë rrethanë, çmimi nuk duket aspak i volitshëm.

Francezët për talentin e tyre të lindur në 1998 do të dëshironin një shifër afër 30 milion euro!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu