Milani mbylli kete mbremje marrëveshjen për Tonalin.
Padiskutim kjo mund te quhet fitore parasezonale perballe Interit, pasi edhe zikalterit kishin arritur nje akord paraprak me lojtarin, por drejtuesit kuqezinj u treguan me te zgjuar.
Kuqezinjtë gjetën gjuhën e përbashkët me Brescian, duke nxjerrë jashtë garës për futbollistin Interin.
Mesfushori i datëlindjes 2000 do t’i bashkohet “Djallit” me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej rreth 30 milionë eurosh plus bonuset.
Në orët në vazhdim pritet shkëmbimi i dokumenteve midis klubeve dhe nënshkrimi i kontratës nga lojtari.
Vullneti i lojtarit ishte vendimtar në arritjen e marrëveshjes.
Tonali do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon dhe Milani do të derdhë 10 milionë në xhepat e Cellinos për huazimin, plus 20 të tjera për berjen përfundimtare të kartonit të tij, të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme bazuar në objektivat e arritur.
Meritat me te medha ne kete marreveshje i takojne Paolo Maldinit i cili ka punuar per nje kohe te gjate per kete lajm te shumepritur.
Di Marzio: “Sandro Tonali mund te quhet praktikisht nje lojtar i Milanit, ne oret e ardhshme do te shkembehen dhe dokumentat. Marreveshja u mbyll per 10 milione huazimi + me pak se 20 milione (perfshire bonuset) ne fund te sezonit per te drejten e blerjes. Ka qene i rendesishem vullneti i lojtarit ne kete marreveshje i cili e kishte me nxitim per te njohur te ardhmen e tij”.
