Goditja Tonali/ Milani përshpejton punët, nesër mbyllet marrëveshja

Mbërrijnë akoma përditësime mbi negociatat që mund të çojnë Sandro Tonali-n të veshë bluzen e Milanit.

Sipas asaj që raportohet nga gazatari Alfredo Pedulla, në profilin e tij Tëitter, që nesër, mund të ketë një takim për të mbyllur marrëveshjen dhe të veshin kuqezi talentin e ri të Brescia-s.

Është konfirmuar kështu përshpejtimi nga ana e kuqezinjve gati për të vënë në shenjë “gjuajtjen” e madhe.

Lajmet e fundit thonë se Presidenti Brescias i ka thënë “Po” Milanit per mesfushorin, ndersa mbetet vetëm formalitet transferimi I tij te kuqezinjtë.

Di Marzio: “Sandro Tonali mund te quhet praktikisht nje lojtar i Milanit, ne oret e ardhshme do te shkembehen dhe dokumentat. Marreveshja u mbyll per 10 milione huazimi + me pak se 20 milione (perfshire bonuset) ne fund te sezonit per te drejten e blerjes. Ka qene i rendesishem vullneti i lojtarit ne kete marreveshje i cili e kishte me nxitim per te njohur te ardhmen e tij”.

Interi tashmë i izoluar, duket se dëshiron të tërhiqet mbrapsht përfundimisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu