Goditja nga Gjermania, Maldini sfidon Napolin për objektivin!

Prioritetet e Milanit në këtë fazë të parë të tregut të transferimeve verore padyshim kanë të bëjnë me rinovimet më të pakëndshme të kontratës dhe shitjen e disa lojtarëve, të cilt rrezikojnë ta bëjnë skuadrën më të gjerë dhe të shtrenjtë për bilancin e rrogave.

Pastaj do të mendohet për blerjet.

Një nga repartet në të cilat Paolo Maldini dhe Ricky Massara synojnë të ndërhyjnë është ai i mesfushës.

Dy afrime të mundshme për ekipin e Piolit: të paktën një mesfushor qendre për të zëvendësuar Meite që u largua, plus një mesfushor sulmues të talentuar që mund të zëvendësojë Calhanoglu në rast lamtumire.

Dhe pikërisht në rolin e fantazistit, Milani së shpejti mund të provojë goditjen.

Portali francez Footmercato.net ka njoftuar se si menaxherët e Milanit janë shumë të interesuar per profilin e Amine Harit, një futbollist që ka rënë në sy s fundmi me Schalke 04.

Harit është një futbollist për të cilin flitet shumë mirë për një kohë të gjatë, edhe nëse sezoni dramatik i ekipit të tij në Gjermani nuk e kanë ndihmuar atë të shpertheje.

Ai është një mesfushor sulmues i lindur në 1997, maroken por me një pasaportë franceze, i cili u rrit në Nantes.

Në 2017 Schalke investoi 8 milion euro për të dhe e mori në Bundesliga, ku ai arriti të tregonte veten, por për shkak të kolapsit të ngadaltë dhe të paepur të ekipit të tij, rritja u ndal.

Deri në rënien nga kategoria te sezonin e kaluar, pavarësisht se Harit realizoi dy gola dhe pesë asistime fituese.

Shtypi francez e konsideron atë një pjesë të vlefshme në tregun e verës, sigurisht që do të largohet sepse përfaqëson një luks në divizionin e dytë gjerman. Milani është në gjurmët e tij, me Maldinin të gatshëm të intensifikojë kontaktet si me Schalke ashtu edhe me agjentin e lojtarit.

Mesfushori sulmues (gjithashtu në gjendje të luajë edhe ne krah) është gjithashtu i pëlqyer nga dy klube të tjera.

Villarreal e ka kërkuar atë në të kaluarën, pa sukses, dhe mund të provojë përsëri sulmin. Por kushtojini vëmendje mbi të gjitha Napolit, i cili kohët e fundit bëri hapat e parë në këtë drejtim. Harit vlerësohet rreth 10 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu