Goditja “Jovic”, Milani nuk dorëzohet dhe përdor një “armë të fortë”

Milani vazhdon të monitorojë nga afër situatën e lidhur me Luka Jovic. Sulmuesi i Real Madrid është një mik i madh i Ante Rebic, me numrin “18” kuqezi që mund ta bindë atë të transferohet në Itali. Sipas “La Repubblica”, Milani po flet me Fali Ramadanin, agjentin e lojtarit dhe – falë marrëdhënieve të tyre të shkëlqyera me Real Madrid – mund ta mbyllin me sukses marrëveshjen.

Calciomercato Milan - Jovic con Rebic, un tandem da sogno

Arma shtesë e Milanit për të sjellë Jovic te “Djalli” quhet Ante Rebic. Kroati ka ende raporte dhe flet me serbin, pasi bashkë kanë shënuar dhe luajtur shumë me Frankfurt në Bundesliga.

Për momentin Zidane nuk dëshiron ta privojë veten nga serbi dhe mohon çdo mundësi që lojtari të largohet nga Real Madrid. Por, nëse “blancos” marrin një tjetër sulmues, Jovic mund të huazohet te Milani!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu