Lorenzo Colombo realizon sërish një gol të bukur! Këtë herë, sulmuesi ka bërë një kthesë të bukur brenda zone në një goditje këndi. Milani ka dyfishuar ndaj Vicenza.
Sulmuesi i ri, vetëm 19 vjeç, kishte realizuar edhe ndaj Monza një supergol të “ndërtuar” vetë nga hiçi! Bomberi kuqezi i ardhur nga Primavera është zgjedhur si zëvendës Ibrahimovic këtë sezon dhe klubi e ka hequr nga merkato.