GOAL.COM: “Chelsea mund ta kishte shitur më shumë Tomorin, por preferoi Milanin për një arsye…”

Duke folur në profilin e tij në Twitter Nizaar Kinsella, korrespodent i Chelsea për portalin e famshëm Goal.com, shprehu mendimet e tij mbi shitjen e Tomori nga klubi anglez te Milani.

“Tani marrëveshja Tomori është mbyllur. Nuk ka pasur asnjë dyshim që kur ai ndihmoi Milanin për të siguruar një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Por, dua t’iu them edhe diçka tjetër.

Chelsea mund të kishte fituar më shumë para nëse do ta kishin shitur atë në një klub të Premier League…

Por, nga ajo që di, drejtuesit kanë menduar edhe për të mos fuqizuar një konkurrent të drejtpërdrejtë në Premier League dhe ndaj kanë preferuar më mirë Milanin”.

Një situatë e ngjashme me Giroud që pikërisht te kuqezinjtë mund të transferohet falas, ndërsa në Premier duhet që klubet e tjera të paguajnë pas rinovimit të bërë në mënyrë unilaterale që në prill…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu