Gjysma e Europës do Kessie, Maldini jep sinjalet. Por, mund të ketë edhe ultimatum nëse…

Marrëveshja e rinovimit midis Franck Kessié dhe Milanit ende mungon. Para ndeshjes kundër Juves, drejtori i zonës teknike të kuqezinjve, Paolo Maldini, komentoi negociatat: “Ne kemi biseduar me agjentin e tij prej një viti e gjysmë, do të ketë mundësi të tjera për ta bërë këtë”.

Tashmë ka shumë evropianë të mëdhenj, që po e monitorojnë situatën e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari në fjalë është një nga objektivat e Barcelonës (gjithashtu Pogba), por konkurrenca është e fortë.

Për “Presidentin” kuqezi ka interes të shtuar edhe nga Juventus, PSG dhe më të mëdhenjtë e Premier League: Manchester United, Tottenham dhe Liverpool.

“Ne kemi folur me agjentin për këtë për një vit e gjysmë. Kemi pasur shumë takime dhe do të kemi edhe shumë të tjera”, u shpreh Maldini.

Milani pret dhe Maldini ka nisur te irritohet nga sjellja e agjentit qe ne 1 vit takime ende shtyn gjithcka dhe refuzon duke i dhene kohe situates, dicka qe nuk pret me. Ne fakt, ultimatumi mbetet deri ne janar, me pas Milani do te marre masat ose do te zgjedhe qe te ule ne stol lojtarin apo ta shese qe ne ate moment…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu