“Gjuetia” për kampionin e botës dështoi në verë! Milani përgatit planin “B”

Merkato okazionesh, ose ndryshe mundësish! Kështu do të jetë edhe janari, i prekur gjithashtu nga pandemia pasi deri në dhjetor paratë që do të arkëtohen dhe lëvizin do të jenë të vogla, për shkak të stadiumeve të mbyllura, abonimeve të munguara dhe të drejtave tv të reduktuara.

Në orët e fundit të tregut të transferimeve të verës, Florian Thauvin iu propozua Milanit, një anësor të cilit skadon kontrata me Marseille më 30 qershor 2021: kuqezinjtë kanë vlerësuar mundësinë e marrjes së tij menjëherë, por klubi francez ka kërkuar 15 milion euro për ta lënë të shkojë dhe nga via Aldo Rossi e konsideruan të çmendur këtë kërkesë.

Siç shpjegon Tuttosport këtë mëngjes, lojtari, i cili tashmë ka vendosur të mos rinovojë me Marseille, mbetet në radarin e Milanit i cili mund të vendosë të lëvizë që në janar (padyshim me kosto të reduktuara) ose të presë verën e ardhshme kur Thauvin do të lëvizë në një transferim falas.

Karakteristika – i majtë natyral, ai luan kryesisht si një anësor i djathtë, por gjithashtu mund të veprojë në krahun e kundërt, ka një aftësi të theksuar zhdërvjellësie dhe vrapimi.

Përdoret në një modul loje 4-3-3. Ai gjithashtu mund të luajë në pozicionin e mesfushorit sulmues. Stili i tij elegant i lojës karakterizohet nga teknika e mirë individuale.

Frédéric Née, trajneri i Bastia, e përshkroi atë si “një lojtar shumë interesant sepse ai është i aftë të zërë tre pozicione sulmuese.

Ai mund të alternohet si me këmbën e djathtë ashtu edhe me të majtën, ka cilësi të mirë teknike dhe formë të shkëlqyeshme fizike. Në pak muaj ka kaluar 2-3 nivele. Ky është një djalë që punon shumë dhe gjithmonë i dëgjon këshillat e dhëna”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu