“Gjuetia” për biletë në “Allianz Stadium”: priten 20 mijë tifozë

Juve-Milan do të luhet para pak më shumë se 20 mijë spektatorëve. Ende ka “luftë” për të qenë në stadium deri në biletën e fundit. Të dielën pritet që të mbushet saktësisht gjysma e kapacitetit të “Allianz”, sipas protokollit kundër Covid-19.

Shitja e biletave vijon, duke filluar nga 52/57 euro për “kthesat” e stadiumit në 170/200 euro për sektorët më ekskluzivë, 150/160 euro për zonat “familjare”. Bileta në sektorin e mysafirëve kushton 57 euro, derisa të mbarojnë një mijë vendet e rezervuara për tifozët kuqezinj.

PASAPORTA JESHILE
Në “Allianz Stadium” mund të hyhet vetëm me “pasaportën jeshile” të vaksinimit, ose me vërtetimin e një tamponi (me rezultat negativ, natyrisht), të kryer në 48 orët para fillimit të ndeshjes (20:45).

Në hyrje të stadiumit, temperatura e trupit do të matet nga stafi parasanitar i pranishëm, në mënyrë që të minimizohet rreziku i infektimit me virusin Covid-19. Vendet, nga ana tjetër, do të zihen me logjikën e alternimit: secili tifoz i ulur do t’i ketë të dyja vendet e lira në anët e tij.

AMARCORD – Ka një pritje të madhe për ndeshjen, aksionet janë të larta veçanërisht për Juven, që ende nuk ka shijuar fitoren e parë në këtë kampionat. Bardhezinjtë nuk mund të përballojnë gabime të tjera përballë renditjes aktuale, që i sheh në fund, me një pikë të vetme.

Suksesi i fundit i Max Allegri në “Allianz Stadium” daton më 20 prill 2019, kur përmbysja 2-1 kundër Fiorentinës i dha titullin e tij të pestë (dhe të fundit, tani për tani) me “Zonjën e Vjetër”, para 40 mijë tifozëve.

Dy vite e gjysmë më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu