Në kolonat e Gazzetta dello Sport, Luigi Garlando komentoi barazimin e Milanit kundër United dje:
“E gjithë ajo që i mungoi Juventusit të martën ndaj Portos, u luajt nga Milani dje: një identitet i fortë loje që transmetonte guxim tek të rinjtë, një trajner me përvojë që kaloi emergjencat në mënyrën më të mirë të mundshme, një dëshirë e egër për të arritur një rezultat që përfundimisht ishte i kënaqshëm dhe paraqitja kuqezi u shpërblye.

Old Trafford, teatri i ëndrrave! Të luaje pa titullarët ndaj ekipit të dytë në Premier q← mundi Manchester City pak ditë më parë dhe skuadra e Guardiola vinte nga 21 ndeshje radhazi pa humbje…
Ky rezultat i Milanit gjithashtu do të japë një shtytje të shkëlqyeshme në kampionat. Mungesat e rëndësishme që Manchester gjithashtu llogariti nuk i heqin meritat Milanit. Milani meritoi sidomos për nga mënyra se si e mori barazimin”.